NBA pensionon numrin 6 për nder të Bill Russell, por LeBron do të mund ta mbajë ende

NBA ka vendosur të tërheqë fanellat me numrin 6 për nder të legjendarit Bill Russell, i cili së fundmi u nda nga jeta.

Russell, lojtari më i dekoruar i NBA-së në histori me 11 tituj kampion, vdiq në ditën e fundit të korrikut dhe drejtuesit e NBA kanë vendosur të tërheqin fanellat me numrin 6.

Deri më tani, vetëm klubet kanë tërhequr numrat që mbanin lojtarët e tyre legjendar, ndërsa Russell do të bëhet lojtari i parë, numrin që ai e bëri të famshëm nuk do ta mbajë asnjë basketbollist në ligën më të fortë në botë.

Kështu, NBA iu bashkua MLB-së së bejsbollit dhe NHL-së së hokejit, që kanë tërhequr numrat 42 dhe 99 për nder të legjendarëve Jackie Robinson dhe Ëayne Gretzky.

Megjithatë, udhëheqja e NBA-së vendosi të lejojë lojtarët që janë aktualisht të regjistruar në kampionat me numrin 6 të vazhdojnë t’i mbajnë ato numra derisa të vendosin t’i ndryshojnë apo kur t’u skadojnë kontratat.

Lojtari më i famshëm me numrin 6 është sigurisht LeBron James dhe 15 lojtarë të tjerë kanë të drejtë ta mbajnë këtë numër.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *