Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Maqedoni, regjistron rënie

Javën e kaluar në Maqedoni janë regjistruar 3477 raste të reja pozitive me Covid-19, që paraqet një rënie prej 8,7 për qind krahasuar me javën paraprake.

Janë kryer 7682 teste dhe përqindja e pozitivitetit varion nga 33.4 në 49.4, mesatarisht 43.6 për qind.

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën prej 8 deri më 14 gusht, shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar, Negotinë dhe Ohër.

Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat.

Grupmosha më e përfaqësuar është mbi 60 vjeç, ndërsa numri më i vogël është tek popullsia nga 10 deri në 19 vjeç.

Gjatë javës së fundit statusin e “të shëruarit” e kanë marrë 3750 persona në kushte spitalore, ose trajtim në shtëpi, 16.9 për qind më pak krahasuar me shtatë ditët e mëparshme.

Janë regjistruar 729 riinfeksione, me një rënie prej 10,8 për qind.

U raportuan 16 vdekje, identike me javën paraprake.

Gjatë javës së kaluar janë shtruar në spitale 52 persona, ndërsa aktualisht në spitale po trajtohen 199 pacientë, që është 10.6 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar.

Prej tyre, 55 janë me mbështetje oksigjeni dhe një pacient në ventilim mekanik invaziv/jo invaziv.

Deri më 14 gusht, në vend janë raportuar gjithsej 335,451 raste me Covid-19.

322,468 njerëz u shëruan dhe 9,424 njerëz vdiqën. 3,559 janë aktualisht raste aktive.

Deri më tani janë bërë gjithsej 2,136,393 teste për Covid-19.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *