QMK: Nuk ka zjarre aktive, nëntë janë shuar në 24 orët e fundit

Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në informacionin për gjendjen me zjarret gjatë ditës dhe natës së kaluar, bën të ditur se zjarri në fshatin Dobraçë të Kumanovës, i cili u shkaktua nga një goditje rrufeje është shuar. Nga zjarri u dogjën rreth 1000 balona sanë dhe tërshërë dhe ndërhynë një automjet dhe dy zjarrfikës, përcjellë Klan M.

Me një veturë dhe tre zjarrfikës, nga ora 9 deri në ora 10 është intervenuar në fshatin Strahojadica, Komuna e Zelenikovës, ku është djegur bimësia e ulët në sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë.

‘’Është intervenuar në shuarjen e mbeturinave të djegura dhe gomave të vjetra të veturave në lokacion afër ish-deponisë Vardarishte në Komunën e Gazi Babës. Në intervenimin e djeshëm nga ora 11.15 deri në orën 14.40 kanë marrë pjesë një automjet dhe tre zjarrfikës’’ – njofton QMK.

Me një automjet dhe tre zjarrfikës, dje nga ora 13:45 deri në ora 16:45 kanë ndërhyrë në shuarjen e vegjetacionit të djegur me kërcell të ulët në fshatin Gradmanci, Komuna e Petrovecit.

‘’Në periudhën prej orës 12:48 deri në ora 17:00 në afërsi të fshatit Trojkrsti është intervenuar për shuarjen e shtyllës së djegur nga rrjeti i EVN-së dhe traversave prej druri nga hekurudha Prilep-Manastir. Hekurudhat e Maqedonisë janë njoftuar me sugjerim që të bëhet kontroll në vendin ku ka rënë zjarri për të konstatuar gjendjen e infrastrukturës hekurudhore dhe sigurinë në komunikacion. Në intervenim kanë marrë pjesë dy automjete dhe katër zjarrfikës’’ – thonë nga QMK.

Gjithashtu mbrëmë nga ora 20:20 deri në orën 20:50, tre zjarrfikës me një automjet kanë intervenuar në shuarjen e mbeturinave të djegura në rrugën “Gjorçe Petrov”, afër tregut të Dushit në Kumanovë. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *