Zëvëndësministri i Mbrojtjes, z. Bashkim Hasani ka vijuar me vizitat nëpër njësitë rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vazhdën e vizitave të njësive rajonale, sot zëvendësiministri Hasani ka vizituar Njësinë Rajonale në Gostivar, ku është pritur nga përgjegjësi i kësaj njësie, Adis Avziu dhe nga të punësuarit e njësisë gjegjëse. Në një atmosferë konstruktive, Hasani diskutoi me të punësuarit lidhur me çështjet që i tangojnë ata në punën e tyre të përditshme, duke u përqëndruar në veçanti në sistematizimin e ri brenda Ministrisë së Mbrojtjes.Kësaj vizite i parapriu vizita në njësinë rajonale të MM në Tetovë, përderisa planifikohet që aktivitetet e këtilla të vijojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme.