Në Tetovë do të ndërtohet fabrikë me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike, përcjell TV21. Investimi do të bëhet në zonën zhvillimore teknologjike industriale të Tetovës.
Në seancën e sotme të Qeverisë është aprovuar ndihmë shtetërore për realizimin e këtij investimi.Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se investimi kap shumën e 130 milionë eurove ndërsa parashihet që do të hapen 900 vende të reja të punës.