Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se vendet perëndimore janë fajtorë për rritjen e çmimeve globale të ushqimeve dhe krizës së karburanteve, ndërsa ishte në një udhëtim në Etiopi si pjesë e një turneu gjashtë-ditor në Afrikë, sipas mediave të huaja.
Ai u takua me zyrtarë etiopianë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, duke thënë se problemet me tregun ndërkombëtar filluan në fillim të pandemisë dhe para luftës në Ukrainë. Lavrov tha se qeveritë perëndimore përdorën triliona dollarë për të blerë ushqime pa ndonjë arsye thelbësore.
Lavrov shtoi se rritja e çmimit të plehrave është shkaktuar nga ajo që ai e quajti politikë e pamatur perëndimore e të ashtuquajturit tranzicion i gjelbër që sipas tij diskriminon burimet klasike të energjisë.