Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell ka folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në një intervistë për median malazeze Vijesti, Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, BE-ja ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së.