Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është para një vendimi shumë të rëndësishëm

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në Facebook ka njoftuar se Bordi Qendror i LSDM-së mbrëmë ka mbajtur seancë në të cilën ka sjellë vendim me të cilin e mbështet procesin e fillimit të negociatave me BE-në.

Kovaçevski shkruan se LSDM është parti që qëndron fuqishëm në përcaktimin për respektimin pa kusht të gjuhës, identitetit, historisë dhe kulturës së popullit maqedonas.

“LSDM, si parti shtetformuese, mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj për respektimin e pakushtëzuar të gjuhës, identitetit, veçorive historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elementë që në asnjë rrethanë nuk mund të negociohen me BE-në. LSDM pret që këto përcaktime dhe parime të përkrahen nga të gjitha subjektet politike në Kuvend duke nxjerrë konkluzione të mëtutjeshme për propozimin evropian, në përputhje me procedurat parlamentare”, shkruan Kovaçevski, i cili shton se “kemi një propozim, i cili garanton gjuhë të pastër maqedonase në BE, çështje historike dhe dypalëshe jashtë kornizës së negociatave”.

“Vendi ynë është para një vendimi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tij dhe realizimin e një qëllimi tjetër strategjik, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian me gjuhën maqedonase të ruajtur dhe të siguruar në BE. Kjo do të thotë mbyllje përfundimtare e të gjitha çështjeve identitare”, ka shkruar Kovaçevski në rrjetet sociale.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *