Kasami transparent, publikon listën e personave të angazhuar me Kontratë

Për hir të zotimit tonë dhe për hir të transparencës maksimale ndaj publikut
vazhdojmë të respektojmë çdo detyrim dhe përgjegjësi para qytetarëve të
Tetovës, andaj ne sot publikojmë Listën e të gjitha Kontratave në vepër të lidhura
në mes personave fizik dhe Komunës së Tetovës, për tremujorin e dytë të vitit
2022.
Në këtë tremujor Komuna e Tetovës ka lidhur gjithsej 14 kontrata. Një pjesë e
këtyre personave që në lidhur kontratatë me Komunën e Tetovës, sipas nevojës,
janë të angazhuar nëpër sektorë të ndryshëm dhe një pjesë tjetër janë të
angazhuar në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit (NJTKZ).
Po ashtu njoftojmë opinionin se të gjithë të angazhuarit me kontratë në vepër, në
fund të muajit kanë dorëzuar raport për punën e kryer.
Transparenca, llogaridhënia, përgjegjësia para opinionit dhe para qytetarëve të
Tetovës, mbeten imperativ kryesor i punës tonë.

https://tetova.gov.mk/docs/NJOFTIM%20(1).pdf

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *