Gjenocidi në Srebrenicë është një nga momentet më të errëta në historinë bashkëkohore evropiane. Kështu tha kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, me rastin e 27-vjetorit nga masakra në Srebrenicë , shkruan gazeta “Dnevni Avaz”.
Tragjedia na kujton se ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për paqen në Evropë dhe Bosnjë e Hercegovina të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, shkruan Mishel.“Zemrat dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, shkroi mes tjerash Mishel në Tuiter.