Propozimi francez në Kuvend, opozita paralajmëron bllokada në të gjithë vendin

Korniza propozim-negociative për Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e prezantuar nga Presidenca franceze e Unionit, i është përcjellë legjislativit për shqyrtim dhe konkluzione të mëtutjeshme në përputhje me me procedurat. Vendimi është marrë dje nga Qeveria në seancë, pasi ka shqyrtuar informacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për propozimin, i cili ka arritur në Kuvend, por seanca ende nuk është caktuar.

Aktivitetet e qytetarëve që 6 ditët e fundit protestuan kundër propozimit francez vazhdojnë edhe sot me bllokada në të gjithë vendin, ndërsa për të dielën në orën 19 është paralajmëruar sërish protestë. Bllokada janë paralajmëruar në periudhën prej orës 13 deri në 14 në Shkup para Qeverisë, si dhe në rrugët kryesore Shtip – Veles, Strumicë – Radovish dhe Pletvar – Prilep.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *