Shkëndijaka fituar ndeshjen e parë kundër Ararat Yerevanit, me rezultatin 2:0.
Ky ishte takimi i parë i raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, i cili u zhvillua të enjten mbrëma në Shkup.
Ekipi tetovar ka krijuar epërsi të mirë para duelit të kthimit që zhvillohet pas një jave në Armeni.
Adenis Shala shënoi golin e parë për Shkëndijën në minutën e 21-të. Futbollisti nga Kosova realizoi nga afërsia. Për 2:0 u përkujdes Valmir Nafiu me një gol të bukur nga distanca në minutën e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati.