Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se sot në ora 11 do të mblidhet koalicioni qeverisës, përcjell TV21. Kovaçevski kërkon nga të gjitha palët të përmbahen nga spekulimet e ndryshme për propozimin francez për heqjen e vetos bullgare me qëllim marrjen e dates për fillim të negociatave me BE-në, ndërsa thotë se i njëjti do të publikohet në mënyrë integrale në web-faqen e Qeverisë.“Siç premtova, ne po hapim një proces konsultimi të gjerë. Sot në orën 11:00 në Qeveri do të mbahet mbledhja e liderëve të partive nga koalicioni qeveritar, ku do të shqyrtohet propozimi i presidencës franceze. Menjëherë pas mbledhjes, propozimin do ta publikojmë në formë integrale në faqen zyrtare të Qeverisë”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.