Nga 1 korriku shtrenjtohet energjia elektrike/ Bislimovski: 98.8 % e amvisërive do të paguajnë 7.4% më shumë

Kështu kryetari i Komisionit rregullator Marko Bislimovski, po ua shpjegonte gazetarëve çmimet e reja të tarifave të energjisë elektrike. Vendimi për rritjen e çmimit u komunikua në përqindje prandaj ishte e paqartë sa saktë do të paguajnë qytetarët për rrymë nga 1 korriku. Bislimovski tha se për 98.8% të amvisërive energjia elektrike do të rritet mesatarisht për 7.4%. Ndërkaq amvisëritë do të ndahen në katër blloqe tarifash, varësisht nga ajo se sa shpenzojnë rrymë.Siç ju thash në dimër 59.9% e amvisërive do të kenë shpenzime më të larta për 6.6%,  për 35.5% harxhimet do të jenë të rritura për 6.7% deri 8.8% për ata që kanë hyrë në bllokun e dytë, për 3.4% do të ketë rritje për 8.8% deri 11.2%, ndërsa për ata që sipas shpenzimeve hyjnë në bllokun e katërt rritja është nga 11.4% deri 99.5%.”- deklaroi Marko Bislimovski – Kryetar i KRRE.

Ndërkaq sipas përllogaritjeve të Komisionit rregullator 77% e amvisërive do të paguajnë rrymë më shtrenjtë për 6.7% gjatë verës.

“Tani në periudhën verore 77.2% do të kenë 6.7% rritje, 21.8% rritje nga 6.7% deri 8.8%, 0.7% e amvisërive do të kenë rritje prej 8.8% – 11.3% dhe vetëm 0.2% do të kenë rritje prej 11.4% deri në 100%, për këtë arsye ne i kemo zgjeruar blloqet me qëllim që të sigurojmë edhe atë 98.8% të amvisërive që të kenë rritje për 7.4%.”- pohoi Marko Bislimovski – Kryetar i KRRE.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *