Sulmi rus ndaj civilëve në qendrën tregtare është mizorë, konsideron presidenti amerikan Xho Bajden.
“Solidarizohemi me popullin ukrainas. Siç treguam edhe në Samitin e G-7, SHBA-ja sëbashku me aleatët tonë dhe partnerët do të vazhdojmë të kërkojmë që Rusia të jetë përgjegjëse për krime të këtilla dhe do të mbështesim mbrojtjen ukrainase”, shkroi Bajden në Tuiter.