Në press konferencën e mbajtur sot përpara komunës së Tetovës, kreu i kësaj komune Bilall Kasami theksoi se ai ka nënshkruar marrëveshjen kolektive me çka të punësuarve në komunën e Tetovës i’u rritet paga ne vlerë prej 2800 denar. Punëtorët meritojnë pagë dinjitoze, trajtim të mirë dhe kushte të mira pune andaj dalëngadal ne jemi duke i zbatuar ato- tha mes tjerash Kasami kryetar i komunës së Tetovës.