Borel: Një vend po bllokon mbarë procesin

Sot nuk është një ditë e mirë, sepse duhej ta kishim filluar procesin qasës me dy vende, por nuk mundemi, sepse një shtet po bllokon të gjithë procesin e zgjerimit, deklaroi sot në Bruksel përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel para fillimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.Ai shprehu pakënaqësi mbi mungesën e progresit në Bullgari  lidhur me hapjen e negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duke shtuar se kjo tregon se parimi i konsensusit nuk është një zgjidhje e mirë për të sjellë vendime në BE.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *