Bie qeveria e Petkovit në Bullgari

Kuvendi i Bullgarisë votoi mocionin e mosbesimit të ngritur kundër qeverisë së kryeministrit Kiril Petkov, shkruan TV21.Me votimin e parë të suksesshëm të mosbesimit në historinë më të re të Bullgarisë, ra Qeveria e Petkovit. Pro votuan 123 deputetë përballë 116 që ishin kundër.

Votimi i këtij mocioni të mosbesimit u ngrit nga partia GERB e ish kryeministrit Bojko Borisov, argumenti më i madh i grupit opozitar ishte “mossuksesi i qeverisë për politikat financiare”.

Por çka vijoj?

Tani Qeveria duhet të dorëzojë dorëheqjen. Presidenti bullgar, Rumen Radev duhet të nis konsultimet me partitë në Kuvendin Popullor, më pas pas dorëzimi i mandatit te forca më e madhe politike “Vazhdojmë me ndryshimet”. Ata kanë afat shtatë ditë që të formojnë shumicën./TV21

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *