Nga sot Maqedonia e Veriut ndodhet para një kolapsi ekonomik dhe funksional si rezultat i grevës së nisur të administratës publike e cila kërkon rritjen e pagës në mënyrë lineare prej 2806 denar, një rritje kjo qesharake kundrejt rritjes së çmimeve bazë të produkteve ushqimore dhe lëndëve djegëse që janë rritur prej 50 deri në 70 për qind. Në rishikimin e buxhetit për 2022 nuk parashikohet rritje e pagës me arsyetimin se jemi në një krizë të thellë ekonomike, ndërsa në anën tjetër po harxhohen shuma të majme për udhëtime zyrtare, mirëmbajte të makinave dhe çka është më absurde po shpenzohen mijëra euro për paga të formë të kontratave në vepër. Si ka mundësi që Fondi Pensional dhe disa institucione tjera të paguajnë kontrata në vepër në vlerë prej 30.000 denar për këshilltarë. Në këtë listë figurojë emra të profesorëve të cilët janë në marrëdhënie të rregulla pune në institucione tjera dhe nuk kanë të bëjën fare me profesionin dhe kontributin që mund të japin aty. Sa është adekuat një historian dhe një matematicient që të këshillojnë drejtorin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Madje në listë përgjatë tre muajve janë paguar shuma edhe në vlerë prej 40.000 mijë denar për persona që marrin paga të rregullta në institucionet tejra prej 30 deri më 50.000 mijë denar. “Paramendojeni, në këtë krizë Shërbimi i Përgjithshëm i Çështjeve të Përbashkëta ka harxhuar 2.9 milion denar për lule të prera. Pra, rreth 50 000 euro. Aksush nuk e di se ku ka përfunduar ato lule. Pastaj, për komplet të enëve për ushqim kanë harxhuar 2.3 milion denarë, ose rreth 40 000 euro. Kompleti ka qenë prej ari.. Me siguri janë alergjik nga kompletet e thjeshta për ushqim, kështu patjetër duhej të merrnin të arit për në Qeveri” shifra këto të publikuara në muajin mars. Nëse ministria e financave kalkulon si duhet të hyrat dhe shpenzimet ka hapësirë të mjaftueshme për rritje të pagave në mënyrë lineare. Keq menaxhimi i buxhetit të shtetit, mungesa e llogaridhënies dhe transparencës janë pjesë e pushtetit qendror dhe një politikë tashmë e njohur në kurriz të shtresës së varfër. Nëse merren parasysh këto keqpërdorime, mjetet për lukse siç janë mirëmbajta e makinave që vetëm për tre vite janë shpenzuar 5 milion euro, mandej blerja e luleve dhe enëve shumë lehtë mund të konstatojmë se ka mjete për rritje të pagave, por do të duhet të ndalohet keqpërdorimi. Ministri i Financave Fatmir Besimi, tha se duhet vendime ekonomike e jo politike, por në realitet ai po merr vendime politike e jo ekonomike për vetë faktin se lejon institucionet qendrore të paguajnë shuma të majme për kuadër joprofesional që aspak s’kanë të bëjnë me institucionet në fjalë por vetëm marrin paga. Një diletantizëm amator për shpërdorim të mjeteve financiare. Unë mendoj se nëse i analizojmë të gjitha parametrat ekonomik dhe të hyrat që po arkëtohen nga akciza e naftës që shkon në vlerat stratosferike qartë shihet se ka hapësirë për rritje të pagave për gjithë administratën sepse në të kundërtën do vazhdojmë të kemi një administratë joefikase. Mund të cekim vetëm një fakt këtu “Nga Anti-Korrupsionit zbuluan se Qeveria për 3 vite ka shpenzuar 5 milion euro për Lizing(qira) operativ për vetura të klasit të lartë të cilat kanë kushtuar deri në 39 mijë euro”. Po si ka mundësi që BDI-LSDM të mos ndërmarrin asnjë masë ekonomike për të zvogëluar shpenzimet e ministrave, deputetëve, drejtorëve, këshilltarëve të jashtëm që shërbejnë si dekor të mos përfill kërkesat e punëtorëve respektivisht shtresës më të varfër. Jemi shteti i vetëm në rajon që nuk kemi ecur asnjë hap përpara në këto tre vitet e fundit sjhkruan zyrtari i larte i BESA Famtir Sabriu.