Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot njoftoi se bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq do të shkojnë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, përcjell TV21.“Unë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç morëm sot një vendim për të riafirmuar qëndrimin se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë një të ardhme evropiane. Ne vendosëm që përpara vendeve mike, të përkushtuara për progresin ekonomik dhe politik të rajonit dhe që janë të përkushtuara ndaj proceseve të shpejta dhe vendimtare integruese evropiane, duhet të ritheksojmë përkushtimin tonë për rrugën evropiane në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, shkroi Kovaçevski.