Problemi me udhëtarët që vijnë nga jashtë, dhe i zë ora policore në kufijtë e Maqedonisë së Veriut, është zgjidhur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Në seancën që u mbajt sot, është plotësuar vendimi paraprak, për çfarë udhëtarët do të mund të kalojnë kufirin, dhe të kthehen në shtëpitë e tyre, edhe nëse në vend ka filluar ora policore.“Në seancën e sotme të Qeverisë është vërtetuar përfundimi i Shtabit të Covid-19 për plotësim të lëshimeve për ndalesën e lëvizjes, me çka shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrim në vend, dhe të cilët hyjnë në vend gjatë periudhës kur është aktive ndalesa për qarkullim, apo kanë dalë nga shteti para se të shpallet kufizimi i lëvizjes, mund të kthehen në shtëpitë e tyre“, njoftojnë nga Qeveria