Djali i mbytur në ujërat mes Tivarit dhe Ulqinit është nga Tetova

Ministra e Punëve të Jashtme e konfirmoi lajmin e publikuar në mediat malazeze se një djalë 22-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në Mal të Zi.“Ministria e Punëve të Jashtme mori njoftim nga institucionet kompetente të Malit të Zi se një shtetasi (E.H. i lindur në vitin 2000 në Tetovë) i është konstatuar vdekja në vendin turistik Utjeha, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.Po vijon autopsia me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit nga institucionet kompetente malazeze.Mediat malazeze sot njoftuan se një djalë i ri nga Maqedonia e Veriut është mbytur në plazh në Mal të Zi, gjegjësisht në ujërat mes Tivarit dhe Ulqinit, në plazhin Utjeha. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *