Propozimi francez, Osmani: Nuk komentojmë pa qëndrim të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së

Kreu i diplomacisë në vend, Bujar Osmani në konferencën për shtyp para fillimit të Forumit të Prespës për Dialog tha se nuk do të komentojë mbi propozimin francez për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje, para se vendimi të koordinohet mes 27 vendeve anëtare të BE-së, përcjell TV21. Osmani tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Presidencën franceze me BE-në, por edhe me autoritetet bullgare.“Do të japim qëndrimet tona mbi një propozim të presidencës franceze pasi që ai të jetë shpërndarë ndërmjet vendeve anëtare, ose do të komentojmë një qëndrim i cili ka mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, mendojmë që kjo është mënyra më e drejtë për të komunikuar vërejtjet tona në atë moment kur do e dimë që ky është qëndrimi i 27 vendeve anëtare”, deklaroi Osmani.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *