Pendarovski: Ne nuk e kemi parë propozimin francez

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Michel tha se deri më tani në vend nuk ka arritur asnjë propozim francez për zgjidhjen e kontestit me Sofjen. Në të njëjtën kohë, Pendarovski shtoi se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet në skenën politike në Bullgari, sepse, siç tha ai, është çështje e brendshme e Sofjes. “Ne në Shkup, këtu, nuk kemi parë një propozim francez. Ne jemi duke biseduar me kolegët tanë bullgarë dhe për ato bisedime jeni njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam ndërmend të komentoj se çfarë po ndodh në Sofje, është dinamika e brendshme politike e tyre. Ne jemi duke biseduar me kolegët tanë bullgarë në kuadër të dialogut që kemi pasur me muaj të tërë”, tha Pendarovski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *