Nga Alternativa kërkojnë që ish deputeti i tyre Skender Rexhepi ta kthejë mandatin, pasi siç thonë ata të njëjtin e ka fituar në emër të partisë. Ky reagim i Alternativës vjen pasi deputeti Skender Rexhepi-Zejdi dje njoftoi se do të veprojë si deputet i pavarurën Kuvend.
“Meqë mandatet e deputetëve të kësaj përbërjeje parlamentare, rrjedhimisht edhe të Alternativës, janë fituar nën logon dhe emrin e partisë, e jo si kandidatura të pavarura, shpresojmë që deputeti Skender Rexhepi – në emër të moralit politik dhe detyrimit ndaj strukturave partiake që e kanë bërë deputet – ta kthejë mandatin e fituar në emër të partisë, për çka Alternativa do të jetë mirënjohëse dhe falënderuese për punën e deritanishme”, thonë nga Alternativa.