Gjermania fiton bindshëm ndaj Italisë, Hungaria turpëron Anglinë

Gjermania ka regjistruar fitore bindëse (5-2) përballë Italisë në Borussia-Park në ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit 3 në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Joshua Kimmich e hapi serinë e golave (10’), ndërsa Ilkay Gundogan e realizoi golin e dytë në fraksionin e parë (45’+4).

Thomas Muller vazhdoi me golat e Die Mannschaft në gjysmën e dytë (51’), i ndjekur nga një dygolësh i shpejtë nga Timo Werner (68’ dhe 69’).Azzurrët shënuan dy gola të vonshëm me anë të Wilfried Gnonto (78′) dhe Alessandro Bastoni (90’+4).

Në takimin tjetër të këtij grupi të zhvilluar në Molineux Stadium, Hungaria e ka turpëruar Anglinë para tifozëve të vet me rezultat 4-0.

Pas këtyre rezultateve ka ndryshuar renditja tabelare në Grupin 3 në Ligën A të Ligës së Kombeve. Lider i ri është Hungaria me shtatë pikë që ndiqet nga Gjermania me gjashtë pikë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *