Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel nesër vjen në Maqedoni

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel nesër vjen për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Michel në “Vilën Biljana” në Ohër do të takohet me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski. Siç njoftuan nga Kabineti i presidentit, Pendarovski dhe Michel do të kenë takim kokë më kokë, pas çka do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ndodhet në një mini turne ballkanike, do të jetë i ftuar në Forumin e dytë të Prespës për dialog që do të mbahet në Ohër deri më 18 qershor në organizim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Forumin do ta hapë presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa në seancën e parë të nivelit të lartë, sipas njoftimeve, do të flasin edhe presidentët e Sllovenisë, Borut Pahor, të Kroacisë Zoran Millanoviq, të Kosovës Vjosa Osmani-Kadriu, si dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Para se të vizitojë vendin, kryetari i e KE-së Michel ishte për vizitë në Bosnjë e Hercegovinë, Mali të Zi dhe Kosovë

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *