Hapësira ajrore e Zvicrës u mbyll sot për të paktën dy orë kur një mosfunksionim i kompjuterit në sistemin e kontrollit të trafikut ajror ndaloi fluturimet në aeroporte.
Kompania zvicerane e sigurisë ajrore SkyGuide njofton se ka zgjidhur problemin pasi “përjetoi një defekt teknik në orët e para të mëngjesit”.
Është hapur sërish trafiku ajror mbi Zvicër dhe operimi në aeroportet kombëtare të Gjenevës dhe Cyrihut ka rifilluar”, thotë SkyGuide.
SkyGuide nuk dha detaje rreth mosfunksionimit, të cilin Aeroporti i Gjenevës e përshkroi si një defekt kompjuterik.
Ne po bëjmë gjithçka për të trajtuar fluturimet në mënyrë efikase dhe për t’i mbajtur vonesat në nivel minimal”, shtoi deklarata e kompanisë.
Sipas Flightradar24, fluturimet në Aeroportin e Cyrihut po funksiononin përsëri me gjysmën e kapacitetit, duke iu kërkuar pasagjerëve të kontrollonin informacionet përpara se të niseshin për fluturim.
Ndërsa, Aeroporti i Gjenevës ka theksuar se trafiku ajror ka “filluar gradualisht”, por shtoi se “shumë fluturime janë anuluar”.