Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.627 testime për coronavirus, ndërsa 999 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-539, Prilep dhe Manastir – secili nga 44, Kumanovë – 41, Ohër – 38, Kavadar – 34, Veles – 25, Gjevgjeli – 23, Tetovë – 22, Negotinë – 21, Koçan – 20, Kriva Pallanka – 19, Gostivar – 16, Shtip – 15, Struga – 10, nga Strumica, Kërçova, Probishtipi, Vallandova dhe Krusheva – nga 8 secili, Resnja dhe Dellçeva – 7 raste secili, Berovo – 6, Demir Kapija – 5, nga 4 raste në Shën Nikollë, Radovish dhe Pehçevë, Demir Hisar dhe Vinica – nga 3 secili, Kratovo – 2, Dibra, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 1 secili.
Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 24 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19, të moshës prej 46 deri 80 vjeçare.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 543 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 113.939, prej të cilëve 98.676 janë shëruar, ndërsa 3.364 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (16 mars) është 11.889.