Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska sot pasdite ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit të shtetit, Kirill Petkov, njoftoi pres-qendra e Ministrisë. Shkaku për dorëheqjen e saj është i ndërlidhur me vendimin e partisë “Ekziston një popull i tillë” që t’i tërheq ministrat e saj nga Qeveria.Gençovska do të vazhdojë t’i kryejë funksionet e saj kushtetuese derisa nuk zgjedhet një ministër i ri i Punëve të Jashtme. Para saj kanë dhënë dorëheqje edhe ministri i Energjetikës, Aleksandar Nikollov.