Në Shqipëri, sivjet 18 sulme me tritol

Si pasojë e një atentati në autostradën Sauk-TEG në dalje të Tiranës, 27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj, humbi jetën mesditën e kësaj të shtune.

Ky ësht njëri prej 18 rasteve të sulmeve me tritol brenda këtij viti në Shqipëri, i pari me pasoja në njerëz.

Sadikaj e humbi jetën mesditën e së shtunës pasi makina e tij tip “Volkswagen” shpërtheu gjatë lëvizjes nga tritoli i vendosur në të.

Në katër raste eksploziv është vendosur në automjete apo banesa të policëve.

Profesori i kriminologjise, Ervin Karamuço, pak ditë më parë, në intervistë për EuronewsAlbania, e cilësoi situatën alarmante.

Sipas tij duhet bërë një inventarizim i tritolit dhe një hetim që do të zbulojë se nga sigurohet kjo sasi eksplozivi.

Aleksandër Sadikaj doli fillimisht me shenja jete, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *