Pas rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës, Zëvendës Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ju bëri thirrje bizneseve që mos të manipulojnë me rritjen e çmimeve, ose në të kundërtën, do të përballen me sanksione.
“Ne po përcjellim këto tre ditë ndodhitë në tregun e lirë dhe një porosi të gjithë bizneseve dhe atyre të cilët operojnë në tregun e lirë, se duhet të kenë kujdes se sjellja e tyre jo etike dhe jo e moralshme do sjellë pasoja ndaj mënyrës se si ata funksionojnë se është e pamundur të pranojmë që mund të ketë në dy ditë rritje të këtillë për 20% të çmimeve të produkteve, kur kosotoja e të njejtit produkt për 24 orë nuk mund të jetë e rritur për 20%. Kjo është vetëm manipulim me qytetarët dhe fatin e qytetarëve. Inspektorati do e bëjë punën e vet dhe shumë shpejtë do e shohim një lëvizje të shumica e atyre që po veprojnë në këtë mënyrë”, tha Fatmir Bytyqi.