“Mund ta rikthejmë Ronaldon”, Zidan plas bombën përpara ndeshjes me Atalantën:

Zinedin Zidan plas bombën përpara ndeshjes me Atalantën. Trajneri i Realit të Madridit thotë se Kristiano Ronaldo mund të rikthehet në Madrid.

Nuk kishte folur kurrë kaq hapur, por francezi këtë herë tërhoqi vëmendjen me deklaratën e tij. Ai tha gjithashtu se ndeshja e sotme kundër italianëve do të jetë më e vështirë, sepse do të vijnë për t’u hakmarrë dhe për atë karton të kuq në ndeshjen e parë.

RONALDO- “Mund të ndodhë që të rikthehet. E dimë se çfarë personi është dhe atë që ka bërë me Realin e Madridit. Për momentin është lojtar i Juventusit dhe duhet ta respektojmë këtë fakt. Ne e njohim dhe unë kam pasur fatin që ta stërvit. Është një sulmues impresionues, por të shohim se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Tani është i Juventusit dhe ata po e shijojnë”.

HAZARD- “Nuk është në kushtet që mund të luajë në këto momente. Janë gjëra që mund të ndodhin, por shpresoj që të jetë diçka e lehtë. Unë kërkoj nga tifozët e Realit që të bëjnë durim. Ne e dimë se çfarë lojtari është.

Tifozët duan ta shohin të shkëlqejë në fushë dhe jam i bindur që do të ndodhë shumë shpejt. Duhet thjesht durim. Diçka po i ndodh dhe më vjen keq. Nuk është dëmtuar kurrë në karrierën e tij dhe kjo është një situatë e re. Nuk mund të shpjegoj asgjë më shumë”.

SI FINALE- “Kjo ndeshje është e vetmja gjë që kemi në mendje. Është si një finale për ne. Është ndeshja e kthimit dhe duhet të bëjmë një paraqitje pozitive. Rivali vjen i motivuar më shumë se kurrë dhe i rebeluar sidomos për atë karton të kuq”.

NDESHJA- “Duhet ta nisim nga zeroja. Nuk kemi bërë asgjë në ndeshjen e parë dhe duhet t’i tregojmë në fushën e lojës vlerat tona për të siguruar kualifikimin. Nuk duhet të mendojmë aspak për ndeshjen e parë që fituam”.

ATALANTA- “Sigurisht që do të vijnë për të luajtur futboll dhe për ta fituar ndeshjen. Nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *