VMRO do të dorëzojë interpelancë ndaj Talat Xhaferit

Grupi i deputetëve të partisë VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë interpelancë për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Partia opozitare interpelancën do ta dorëzojë për shkak të siç thonë, dramës së mbrëmshme në Kuvend, kur Talat Xhaferi pas paraqitjes për fjalim, i mbylli dyert e sallës kuvendare.

Nga VMRO-DPMNE thonë se Xhaferi ka bërë vepër penale, e ka cenuar lirinë e lëvizjes së deputetëve, dhe e ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren.

Ndryshe, mbrëmë pas orës 22, në Kuvend ka mbizotëruar një atmosferë e tensionuar pasi kryetari Xhaferi ka urdhëruar që të mbyllet dera e sallës së Kuvendit, në mënyrë që shërbimet të bëjnë numërimin e deputetëve të pranishëm.

Pas kësaj, deputetët e opozitës janë mbledhur para kryetarit të Kuvendit, të cilët kanë reaguar dhunshëm. Ai kërkoi që të bëjnë një listë të të paraqiturve për fjalim për pikën e 15 – Projektligji i ndryshuar për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Opozita ka reaguar edhe për shkak se sipas tyre, Kuvendi ka rifilluar shumë vonë me punë.

Situata është qetësuar pas numërimit të deputetëve nga shërbimet, pas së cilës dera e sallës është zhbllokuar. Në sallë ishin të pranishëm 38 deputetë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *