Micevski: VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë interpelancë ndaj Talat Xhaferit

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Nikolla Micevski sot njoftoi se VMRO-ja do të parashtrojë interpelancë për kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, përcjell TV21. Micevski theksoi se vendimi i tillë vjen pasi siç thotë ai “deputetët janë mbyllur me forcë në Kuvend mbrëmjen e djeshme”.“Po ashtu u rekomandojmë që kjo interpelancë nuk guxon të përfundojë në sirtarin e tij dhe të mos e vendosë kurrë në seancë siç ndodhi me atë të mëparshmen që e kemi dorëzuar. Rendi dhe funksionimi i Rregullores së punës duhet t’i kthehet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, tha mes tjerash Micevski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *