Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot është takuar me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Siç njofton Osmani në profilin e tij në Facebook, takimi është mbajtur në Aeroportin e Sofjes,. Osmani sot prite të nis vizitë pune në Zvicër dhe Spanjë. Shefi i diplomacisë maqedonase gjatë ditës së djeshme tha tha se deri më tani nuk ka asgjë të re në lidhje me bisedimet me Bullgarinë, dhe se përqendrimi ynë për momentin janë çështjet që dalin nga Marrëveshjes me Bullgarinë, sepse, siç theksoi ai, është e qartë se politika në Sofje është përqendruar në çështjet e tyre të brendshme dhe zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.