Roma e Murinjos shkruan historinë në Tiranë, Zaniolo i jep trofeun e parë të Ligës së Konferencës

Roma e Zhoze Murinjos shkruan historinë në Tiranës! Skuadra italiane mposhti në finalen e Ligës së Konferencës, Fejnordin me rezultatin 1-0, duke siguruar kështu trofeun e parë të ligës më të re Europiane. Goli i Nikolo Zaniolos, në minutën e 32-të, i dhuroi këtë sukses të artë kryeqytetasve, të cilët kishin pritur më shumë se 60 vite, për të provuar shijen e një trofeu Europian për klube. Edhe pse holandezët, bënë gjithçka në pjesën e dytë, për të barazuar sfidën, fati nuk ishte me ta, teksa goditën 2 herë shtyllën. Në fund, festë e çmendur e italianëve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *