Xhaferi: Nuk ndjej nevojë për kërkim falje! Marrin 20% rrogë më të lartë se kolegët

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në Brifing me gazetarët tha se nuk do të kërkojë falje në lidhje me audio incizimin e publikuar nga ambientet e Kuvendit, përcjell TV21. Xhaferi thotë se nuk ka shkelur Kodin Etik.“Nuk ndjej nevojë të kërkoj falje, duke bërë punët e mia nuk mendoj se kam shkelur Kodin Etik”, tha mes tjerash Xhaferi.Kreu i Kuvendit theksoi se fjalët nuk kanë qenë drejtuar personave konkret, por drejt qasjes së tyre në punë.

Nuk është drejtuar punëtorëve, nëse e dëgjoni dhe e lexoni mirë ashtu siç është, dhe jo siç e thotë opozita, nuk ishte ndaj të punësuarve, por ndaj qasjes së punës. Për gabime të tilla nëse shkohet deri në fund dhe të ketë pasoja atëherë persona duhet të shkojnë në shtëpi”, tha Xhaferi.

I pyetur për arsyet e fjalëve, Xhaferi tha se të njëjtat i dinë vetë ata që sipas tij kanë bërë gabime gjatë punës.

“Kjo është punë e Kuvendit dhe arsyet i dimë. I dinë edhe udhëheqësit edhe shërbimet”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se shërbimet e Kuvendit paguhen 20 për qind më tepër se kolegët e tyre në institucionet e tyre dhe të njëjtit duhet të respektojnë orarin dhe procesin e punës.

“Nëse dikush mendon se shërbimet në orarin e punës mund ta kalojnë ditën në rrugën Maqedonia, gënjehet. Nuk kërkoj asgjë më shumë as më pak, në orarin e punës, duhet të jenë në orarin e punë as sa e kanë të shkruar, 8 orë punë, duhet të jenë në vendin e punës”, tha mes tjerash Xhaferi.

“Shërbimet në Kuvend sipas ligjit kanë 20 për qind rrogë më shumë se kolegët e tyre në çdo institucion”, deklaroi Xhaferi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *