Gjithsej 76 persona rezultojnë të zhdukur pas fundosjes së një varke me emigrantë pranë Tunizisë, tha një zyrtar i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IoM).
Ndërkohë, 24 persona kanë arritur të shpëtojnë.
Zyrtari i IoM tha se varka, e cila u largua nga brigjet e Libisë, u mbyt në Sfax.Gjatë muajve të fundit, dhjetëra njerëz janë mbytur në brigjet e Tunizisë, me një rritje të tentativave për kalime nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë.