Duke marrë parasysh faktin se regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka një domethënie të veçantë për shqiptarët në RMV. Kryesia e Radios Antena në Danimarkë, në bashkëpunim me disa veprimtarë të dalluar, ka vendosur të hap një zyrë të përkohëshme për regjistrim. Hapja e zyrës së përkohëshme ka për qëllim : Të ndihmoj, orientoj dhe këshilloj të gjithë mërgimtarët të cilët për arësye të ndryshme nuk kanë mundësi apo nuk munden të regjistrohen. Zyra ku mund të kërkoni ndihmë do të filloj nga data 21 mars dhe do të jetë në shërbimin tuaj çdo ditë deri më 21 prill 2021. Radio Antena si Institucion Publik dhe Mediatik në Danimarkë, ka caktuar dhe autorizuar persona me përvojë, të cilët do t’ju ofrojnë ndihmë gjatë procesit të regjistrimit. Ndërkaq, të gjithë ata që nuk kanë mundësi të vijnë në Zyrën e Përkohëshme për Regjistrim, mund të kontaktojnë me telefon stafin e autorizuar: