Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt 54-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi për punë dhe në interes të qytetarëve. Në mbledhjen e sotme, mes të tjerash, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, ndërsa propozimi i Ministrisë së Financave në rendin e ditës nga mbledhja është edhe informacioni për avancimin e procesit të decentralizimit fiskal.
Në këtë mbledhje Qeveria do të debatojë dhe do të sjell mendim për Programin vjetor për punën e Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive për vitin 2021, duke përfshirë planin vjetor financiar.