Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit, reagon Peleshi

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të pajisen me  sistemet më të mira raketore antitank “Javelin”.  Ishte vetë kompania prodhuese e këtyre sistemeve Lockheed-Raytheon JV ku bëri të ditur se krahas Norvegjisë, Letonisë dhe Tajlandës do të prodhojnë “Javelin” edhe për Shqipërinë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka konfirmuar një lajm të tillë.  Nga Pogradeci, Peleshi tha për gazetarët se kjo është në kuadrin e modernizimit të FA. Ministri sqaroi se nuk ka kërcënim serioz dhe kërkoi që të mos bëhej panik, duke theksuar se jemi vend i NATO-s.

“Është në kuadrin e modernizimit të FA, rritjes së kapaciteteve tona, plotësimit të objektivave që Shqipëria ka në raport me NATO-n. Sistemi raketor antitank “Javelin” po prodhohet nga kompania amerikane, më e madhja në botë e industrisë ushtarake Lockheed Martin dhe ne kemi bërë porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë për forcimin e FA, modernizimit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes territoriale të vendit tone.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *