Bashkëpunimet mes qyteteve gjithmonë hapin horizonte të reja përvojash dhe angazhimesh në drejtim të afirmimit të politikave në të mirë të qytetarëve. Sot, vizitova mikun tim, kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama, me të cilin biseduam për këmbim të përvojave, për hapjen e bashkëpunimit përmbajtësor mes Prishtinës dhe Tetovës, si dy qytete që tashmë kanë një histori bashkëpunimesh të shumta sidomos në sferën e arsimit dhe të kulturës. Bashkërisht do të angazhohemi që ky bashkëpunim të fuqizohet në të ardhmen në të gjitha sferat, duke krijuar kështu një marrëdhënie vëllazërore në funksion të promovimit të vizionit modern për zhvillimin e Prishtinës dhe Tetovës. Gjithmonë është kënaqësi të takosh njerëz që vijnë në hapësirat tona me përvojë ndërkombëtare. Këmbimi i këtyre përvojave është me shumë vlerë për vizionin e përbashkët për qytete moderne dhe evropiane.