Biden do të presë liderët e Finlandës dhe Suedisë, pas aplikimit të tyre për anëtarësim në NATO

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të takohet me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, si dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, në Uashington të enjten për të diskutuar rreth aplikimit të tyre për anëtarësim në NATO.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, SHBA po mbështet përpjekjet e të dy vendeve për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes perëndimore. Nëse ata ia dalin, NATO do të rritet në 32 anëtarë.

Dy vendet nordike bënë aplikimet në dritën e agresionit rus në Ukrainë – duke provokuar paralajmërime nga Kremlini se masa nuk do të sillte stabilitet në Evropë.

Ndryshe, Finlanda ndan një kufi prej 1,300 km (800 milje) me Rusinë.

Në anën tjetër, Turqia po kundërshton aplikimet e dy vendeve, duke i akuzuar ata se strehojnë ekstremistë antiturq.

Por Britania e Madhe dhe disa vende të tjera të NATO-s i kanë ofruar garanci sigurie Finlandës dhe Suedisë, ndërkohë që aplikimet e tyre shqyrtohen, duke u zotuar t’i ndihmojnë ata në rast se përballen me agresion.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *