Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shpreson që koalicioni i partive në pushtet në Bullgari, të gjejë një kompromis për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për të zhbllokuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Balkan Talks” në “Euronews Albania”, Ahmeti u shpreh se pa ndihmën e Bashkimit Europian është e vështirë që të ketë ketë përparim në zgjidhjen e ngërçit midis dy vendeve.Pa ndihmën e Bashkimit Europian, vështirë se mund të ketë një epilog pozitiv kjo çështje, sepse në brendësi çështja është mjaft me ngarkesa emocionale, folklorike dhe etnike. Politika nuk mund të vensosë të së kaluarës historike”, u shpreh ai.