Teuta 8 vite nuk bëri gjë, kurse Kasami për gjashtë muaj hap bulevardin “Bllagoja Toska”,

Bulevardi i shumëpërfolur Blagoja Toska, që është një ndër arteriet kryesore të qytetit pritet që së shpejti të hapet për qarkullim dhe kjo falë insistimit të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili vetëm pas gjashtë muajve në krye të qytetit ka vënë në funksion të gjitha mekanizmat.

Bulevardi shumë herë është promovuar nga ish kryetarja Teuta Arifi, e cila vetëm premtonte dhe nuk arriti ta realizojë edhe pse mjetet ishin të siguruara nga TAV. Për dështimin e saj flasin edhe pronarët e pronave në atë aks rrugor të cilët publikisht kanë thënë se ish kryetarja nuk ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar dhe të gjejmë zgjidhje. Tani me ardhjen në krye të Kasamit, edhe pronarët e fundit janë pajtuar që të lëshojnë pronar e tyre pasi kompensimi është bë dhe të hapet bulevardi për të lehtësuar komunikacionin e qytetit. Në anën tjetër intensivisht po punohet edhe në rrugën Strasho Pinxhur, rrugë e cila kjo u gërmua vetëm pak ditë para zgjedhjeve të fundit lokale nga ana e ish kryetares e cila vetëm premtonte, dhe nuk realizonte.

Sot isha në inspektim të punimeve në bulevardin Bllagoja Toska, ku edhe realizova një konferencë për shtyp për të informuar opinionin në lidhje me ecurinë e punimeve. Hapja e Këtij bulevardi është njëra nga arteriet kryesore në qytetin e Tetovës, realizimi i së cilit do të lehtësojë kaosin e krijuar në trafik. Realizimi i këtij projekti, i financuar nga TAV për gati 8 vite të qeverisjes së kaluar nuk mundi të realizohet për shkak të problemeve me pronat dhe paaftësisë së udhëheqësisë së kaluar. Me ardhjen tonë në pushtet, në një afat rekord kemi arritur që të zgjidhim të gjitha këto probleme pronësore dhe të nisin punimet në terren ka shkruar ai.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *