Rritje të pagave për 15 për qind nga muaji shtator dhe të mos shkurtohen pagat për periudhën që u mbajt greva, është epilogu nga negociatat që Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SAShK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) i vendosën në 20 ditët e fundit me ndërmjetësim.
Gjatë takimit të djeshëm disa orësh në MASH janë saktësuar edhe marrëveshjet kolektive dhe është dakorduar që në të ardhmen gjatë krijimit të Buxhetit së bashku të bisedohet me sindikatën.Rekomandimet e ndërmjetësuesit do t’i prezantohen sindikatës, ndërsa kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov shpreson se do të pranohen, pas së cilës më së voni për 10 ditë duhet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet SASHK-ut dhe MASH-it.Konsideroj se anëtarësia jonë do t’i pranojë rekomandimet e pajtuesit dhe se kjo do të shndërrohet në marrëveshje e cila paraprakisht duhet të kalojë në një organ vendimmarrës dhe Këshilli i SASHK-ut do të autorizojë mua të nënshkruaj marrëveshje”, deklaroi tha Nedelkov pas takimit.