“Në Ministrinë e Financave tashmë zhvillohen konsultime me institucionet për nivelin e realizimit të projekteve dhe shpenzimet rrjedhëse. Atë që mund të them me plot siguri si ministër i Financave është se do të jemi maksimalisht konservatorë, kudo që lejohet – do të shkurtojmë. Kështu do të krijohet më shumë hapësirë për reagime dhe masa të reja, të cilat në bazë të situatës ndoshta do të nevojiten sërish”, shkruan Besimi.
“Që nga fillimi i krizës, reagimi i Qeverisë ishte 615 milionë euro për masa lidhur me përkrahjen e ekonomisë dhe qytetarëve. Kjo vlerë është ndër reagimet më të fuqishme ndaj krizës në rajon. Kroacia ka ndarë rreth 635 milionë euro, Greqia 500 milionë euro, Sllovenia dhe Shqipëria parashohin rreth 200 milionë euro, etj. Qëllimi ynë si Qeveri është që t’i përkrahim qytetarët, kategoritë e ndjeshme në radhë të parë, për ta ruajtur ekonominë dhe për ta tejkaluar këtë krizë, e më pas t’i kthehemi rrugës dhe qëllimit drejt të cilit jemi të orientuar – norma më të larta dhe të qëndrueshme të rritjes ekonomike”, shkruan Besimi.
Ministri besimi thotë se lufta në Ukrainë solli një dilemë të rëndësishme për hartuesit e politikave. Përballë krizave njëra pas tjetrës dhe përballë sfidës që të mos devijojmë nga ambicia e përcaktuar për rritje dhe zhvillim, trekëndëshi imponohet në mënyrë të paevitueshme në arritjen e këtyre tre qëllimeve: përballimi i krizës, ruajtja e nivelit të rritjes dhe konsolidimi fiskal.