Futbolli bëhet akoma dhe më i bukur kur ngjarje emocionuese ndodhin brenda fushës, si në rastin e Stuttgart.
Stuttgarti ka bërë mrekullinë duke mbijetuar në Bundesligë falë një goli në minutën e 92-të. Ata mposhtën Kolnin me rezultatin e ngushtë 2-1, pikërisht ky gol i minutave të fundit i dha mbijetesën ekipit të Matarazzo.
Mbrojtësi japonez, Endo shënoi me kokë këtë gol shumë të rëndësishëm, më të rëndësishmin e karrierës së tij.
Nga ana tjetër Dortmundi i dha një dorë Stuttgartit pasi ata mposhtën Herthën e Berlinit, kështu që Stuttgartit i duhej vetëm një fitore dhe ia arritën qëllimit.