Eksportet në Maqedoni nga TIDZ-të mbi 1 miliard euro në katër muajt e parë të këtij viti

Në katër muajt e parë të këtij viti, eksportet nga Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike arritën në 1.1 miliardë euro dhe janë më të lartat krahasuar me të njëjtën periudhë në katër vitet e fundit, tregon analiza e rregullt mujore e Drejtorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetëm në raport me vitin 2021 rritja është për 4%, në raport me periudhën e pandemisë 2020 me 74%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe 2018 eksporti është rritur përkatësisht për 19% dhe për 51%.

Ndryshe, eksporti vetëm në muajin prill është përafërsisht në të njëjtin nivel me muajin mars, ndërsa importi është rritur për 5% krahasuar me muajin paraprak të këtij viti. Totali i importeve në katër muajt e parë të këtij viti arriti në gati 1 miliard euro, që është për 75% më shumë se në vitin 2020, pra 13% më shumë se në vitin 2019 dhe 55% më shumë se në vitin 2018.

Analiza në prill tregon rritje të importeve me gati 2% krahasuar me eksportet, për shkak të ruajtjes së inventarëve nga kompanitë. Eksporti total neto në muajin prill është mbi 10%.

Nga analiza rezulton gjithashtu se rreth 70% e kompanive kanë rritje të eksporteve në prill të këtij viti krahasuar me prillin e 2021.

Ka një rritje prej gati 4% të numrit të të punësuarve në prill të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mbi 14.500 bashkëqytetarë tanë aktualisht punojnë në zonat e lira ekonomike.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *